Itali, kapet gomonja me 400 kg mall, në pranga dy shqiptarë

Aktualitet

Roja Bregdetare italiane ka bllokuar një gomone me rreth 400 kilogramë marijuanë e ka vënë në pranga dy trafikantët shqiptarë që ndodheshin në bord.

Operacioni i zhvilluar në brigjet e Leçes u mbështet nga mjetet ajrore dhe Roja Bregdetare Evropiane. Sipas policisë italiane, trafikantët shqiptarë u ndoqën në det nga mjetet e lundrimit dhe nga ajri, me gomonen super të shpejtë rreth 6 metër të gjatë dhe u detyruan të ankoroheshin në Portin e Otrantos.

Policia italiane tha se nëse droga do të shpërndahej në tregun kriminal rrjetet e trafikut do të përfitonin prej saj mbi 4 milionë euro.

Sipas të dhënave policore italiane, vetëm këtë vit në këtë hapësirë detare janë bllokuar rreth 3 tonë marijuanë dhe janë arrestuar 70 persona për trafik ndërkombëtar të drogës. Italia është destinacioni kryesor i marijuanës që kultivohet në Shqipëri, ndërsa sasi të mëdha marijuane transportohen edhe drejt kufirit tokësor grek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia shqiptare tha sot se arriti në 13 numri i personave të arrestuar një ditë më parë për trafik droge me Greqinë, ndërkohë që pak ditë më parë po për këtë aktivitet kriminal u arrestuan edhe 14 persona të tjerë.

ME TE LEXUARAT