Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Unë e di që ti po luan bllofin por…

Kliko per me shume info

Monika Kryemadhi ndërsa po marshonte drejt Kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës së katër të madhe të opozitës ka komentuar dhe zyrtarizimin e listës së PS për 61 kandidatët për kryetar bashkie duke u shprehur se ishte një moment reflektimi për të kuptuar se çfarë ka ndërmend Edi Rama.

“Kur pashë listat kam kuptuar që Edi Rama po punon për ti shtyrë, ka ato deputetë që do ti largojë nga Kuvendi dhe nga ana tjetër janë kandidatë që përdoren për të kaluar fazën tranzitore duke bërë blofin me opozitën. Jam e bindur që zgjedhje nuk do të ketë”, tha Kryemadhi.

Kliko per me shume info

Kjo është protesta e katërt kombëtare e cila zhvillohet përpara kryeministrisë nga opozita e bashkuar, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve të PD-së dhe të LSI-së.

Kërkesat e partive opozitare janë të qarta, dhe lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mundësojë mbarëvajtjen e tyre.

Me kalimin e javëve vendosen në pikëpyetje dhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që sipas opozitës nuk do të mbahen, ndërsa qeveria Rama dhe PS janë angazhuar me zgjedhjen e kandidatëve në mbledhjen e sotme të Asamblesë.

loading...