Profil/ Me precedent penal, kush është kandidati për bashkinë e Dibrës

Aktualitet

Në listën zyrtare të dalë nga Asambleja e Partisë Socialiste në përzgjedhjen e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit, rezulton edhe ai i Dionis Imerajt, për Dibrën.

Imeraj është i diplomuar në Fakultetin e Ekonomikut dega “Menaxhim Biznesi” dhe po ashtu ka mbaruar masterin tek në një universitet privat në Tiranë për Financë dhe “Menaxhim Risku” dhe ka bërë disa kualifikime.

Po ashtu ai ka drejtuar institucione të rëndësishme bankare dhe në agjenci ndërmjetësimi. Ai njeh mirë Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht. Po ashtu ai ka punuar si Drejtor i Tatim- Taksave në Peshkopi që kanë njohur një progres të konsiderueshëm dhe më pas ka drejtuar Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.

Nderkohe Prokuroria e Tiranës ka nisur një vit më parë hetimet për këtë të fundit i cili akuzohej për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth tre vite vit më parë, Imeraj është akuzuar edhe për blerje votash dhe përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike nga Partia Demokratike.

ME TE LEXUARAT