Protestuesit i bojatisin zyrën Ramës dhe i vënë flakën godinës por ku gjendet ai?

Kliko per me shume info

Protesta e katërt e madhe e opozitës nuk e ka gjetur sërish në zyrën e tij Edi Ramën, kryeministër i vendit. Ndërsa mijëra janë mbledhur para zytrës së tij dhe kanë bojatisur muret e godinës dhe i kanë vënë zjarrin derës kryesore, mësohet se Rama është larguar nga Tirana.

Burime të pakonfirmuara thonë se ai si një ditë pushimi i është drejtuar banesës së tij në Surrel, ndërkohë disa incidente janë shënuar që në nisje të kësaj proteste. protestuesit shkulën gardhet e hekurit që janë vënë nga forcat e policisë ndërsa tymueset dhe shashkat vijojnë të hidhen nga protestuesit.

Kliko per me shume info

Kjo është protesta e katërt kombëtare e cila zhvillohet përpara kryeministrisë nga opozita e bashkuar, që prej vendimit për të djegur mandatet e deputetëve të PD-së dhe të LSI-së.

Kërkesat e partive opozitare janë të qarta, dhe lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve pa Edi Ramën kryeministër, dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mundësojë mbarëvajtjen e tyre.

Me kalimin e javëve vendosen në pikëpyetje dhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, që sipas opozitës nuk do të mbahen, ndërsa qeveria Rama dhe PS janë angazhuar me zgjedhjen e kandidatëve në mbledhjen e sotme të Asamblesë.

loading...