Vodhën me dhunë shtëpinë e një të moshuari, arrestohen autorët
Janë identifikuar dhe arrestuar autorët të cilët grabitën shtëpinë e një të moshuari në Peqin. Sipas policisë personat e dyshuar për grabitjen e 76-vjeçarit Skënder Zeqiri janë çifti B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç,dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës .
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ndërkohë që policia është në kërkim të një tjetër personi me inicialet S.I., 19 vjeç.
Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje në Peqin, kontradiktore kanë qenë edhe deklaratat e palëve familjarë-polici. Sipas familjarëve, 76-vjeçari gjatë grabitjes është dhunuar dhe helmuar nga një çift bashkëshortësh në shtëpinë e tij dhe më pas i është grabitur banesa. Ndërsa sipas policisë Zeqiri përfundoi në spital për ndihmë mjekësore si pasojë e pijes së konsumuar.
Njoftimi i policisë:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Peqin
Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës të shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, pas një pune të mirë-organizuar hetimore dhe profesionale dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës.
Si dhe vijon puna intensive për kapjen edhe të një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes i cili është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z., një sasi të kosiderueshme parash.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhja”./faxweb