Xhaçka në familjen e majorit: Humbën një djalë të rrallë

Kliko per me shume info

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka vizituar familjen e major Klodian Tanushit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në një spital në Letoni.

Gjatë vizitës në banesën e majorit Xhaçka është takuar me prindërit, bashkëshorten dhe të afërmit e komandantit të kontigjentit EOD në Letoni, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Kliko per me shume info

“Me Klodin humbëm një djale të rrallë e njëherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe djali ynë. Do i mungojë famijes tonë të madhe në FA. Nuk do të jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë”.

Gjithashtu ministrja ka dhënë detaje në lidhje me ceremoninë për majorin. Ministria e Mbrojtjes është në koordim me palën letoneze dhe në vijim pritet të përcaktohet edhe dita e mbërritjes së trupit në atdhe dhe e përcjelljes sipas të gjitha ndereve që i takon “Dëshmorit të atdheut”.Protestuesi unik nga Fieri: O Skënderbe e mbajte fjalën

loading...