Arbana Osmani rrëfen e përlotur për sëmundjen e nënës së saj

Showbiz

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua një histori mjaft prekëse që emocionoi shumë edhe moderatoren e njohur Arbana Osmani.

Në qendër të kësaj historie ishte një nënë e cila kishte vuajtur shumë nga ana shëndetësore dhe ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundjeje të rëndë që kishte kaluar.

Vajza e saj donte që ta bënte atë të lumtur, ndërkohë e ftuar speciale ishte këngëtarja e njohur Irma Libohova.

Mirëpo e gjithë kjo histori preku shumë Arbanën e cila e përlotur pohoi për herë të parë se edhe nëna e saj ishte diagnostikuar me kancer kur ajo kishte qenë e vogël.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”, u shpreh Arbana. /revistawho

ME TE LEXUARAT