“Asgjë nuk i ndal shqiptarët”, slogani i protestës së re të opozitës

Kliko per me shume info

Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët zbuloi se opozita e bashkuar do të organizojë një tjetër protestë, të henen në orën 18: 30. Pas njoftimit selia blu ndan edhe spotin e kësaj proteste.

“Asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri, për standartet europiane. Shpresa është ndezur! Pushteti i krimit nuk e fik dot më, sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas kundër krimit kundër dhunës për Shqipërinë si gjithë europa.”-shkruhet në spotin e publikuar, duke i drejtuar në këtë mënyrë një mesazh qytetarëve që të jenë nesër të pranishëm.

Kliko per me shume info

Kjo protestë vjen pas asaj të shtunës, e cila u shoqërua me përplasje të shumta mes policisë dhe protestuesve.

loading...