Berisha reagon ndaj akuzës së Ramës

Politikë

"Mendoni të isha unë në atë tribunë dhe flakët të vinin tek kjo dritare, do isha unë sot duke folur, do isha unë diku në globin tokësor duke marrë frymë, apo do isha në botën tjetër? Përgjigjja është e saktë. E ka thënë. I vetmi pishman që kam është që nuk i dhashë një plumb ballit në 21 janar."

Këto janë disa nga fjalët që ka thënë kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve në lidhje me protestën e djeshme të opozitës. Por Sali Berisha ka reaguar në lidhje me këtë akuzë, duke thënë se këtë të dielë, Rama doli live para gazetarëve dhe shqiptarëve i droguar.

Berisha shkruan përmes një statusi në rrjetin social, se ai gënjeu hapur kur deklaroi se më 21 janar nuk është hedhur asnjë "guriçkë" drejt kryeministrisë dhe se Saimir Tahiri, Vangjush Dako e Damian Gjiknuri janë plotësisht të pafajshëm.

Statusi i Berishës:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I poshteruar, i tmerruar, i droguar dhe ne panik e me poture te mbushura Edvini i la gazetaret pa dreke!

Miq, ne disa ore para mediave i poshteruar, i tmerruar, por qartesisht i droguar dhe me poture te mbushura, Edvin Kristaq Krimi mbajti sot ore te tera dhe i la pa dreke gazetaret qe kishte thirrur per gjoja konference shtypi.

Ne daljen e tij katastrofale, ne te cilen per shkak te kokaines kishte edhe deri ne 30-40 levizje horizontale te globeve, kokerdhokeve te syve, Rama gajasi gazetaret ku u tha se Berisha deshi te me fuste nje plumb ne koke me 21 Janar dhe se ate dite qe ai solli si mish per top njerezit per te mbajtur fjalim nga ballkoni i kryeministrise sipas tij nuk eshte hedhur as dhe nje guriçke drejt nderteses se kryeministrise.

Ai, i tmerruar nga kryengritesit guximtare u tha gazetareve se pergjimet qe faktojne plaçkitjen e votave me bandat kriminale ne komunikim direkt personalisht me te, Gjiknurin dhe Tahirin, Ballen dhe Gjushin etj, nuk jane prova si dhe shpalli pafajesine e Tahirit nga tmerri per te deshmuar se eshte peng i tij.

Rama si zakonisht nuk harroi refrenin e tij bajat se per çdo çeshtje fajin e ka Saliu.

Me kete rast nuk kam asnje koment tjeter veçse: Edvin dje ke pare vetem fillimin. Mjere tij per fundin e shpejte te tmerrshem qe do te te rezervojne ata njerez te ndershem dhe trima qe ti si rrugaç ordiner dhe i tmerruar nga vjedhjet, trafiqet, korrupsioni dhe sarajet e Surrelit i cilesove huligane vetem se ata protestojne sepse ti iu ke shkaterruar te ardhmen. Rama ik. Fitore! sb

ME TE LEXUARAT