Gjenden tre persona pa jetë në hotel, u qëlluan me shigjeta në trup

Kliko per me shume info

Policia gjermane ka njoftuar se po heton vdekjen e tre personave, trupat e të cilëve u gjetën me shigjeta harku në një dhomë hoteli në Bavari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se punonjësit e hotelit në qytetin Passau gjetën trupat dhe dy harqe në dhomë.

Kliko per me shume info

Policia tha se tre viktimat, të cilat u gjetën të shtunën, ishin një burrë 53 vjeç dhe dy gra të moshës 33 dhe 30 vjeç, të gjithë shtetas gjermanë.

Ata theksuan se nuk është e qartë se çfarë ishte marrëdhënia e tyre, çfarë ndodhi brenda dhomës së hotelit ose se si saktësisht vdiqën të tre.

DPA raportoi se prokurorët kanë urdhëruar një autopsi.

loading...