Në kërkim për trafikim malli, arrestohet 36-vjeçari

Kliko per me shume info

Një 30-vjeçar me banim në Durrës është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Pukës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar në vitin 2018 masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info


36-vjeçari me inicialet B.D., iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

I shpallur në kërkim për Shitje të lendeve narkotike, kapet nga forcat policore Pukë

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim penal nr.279 datë 24.07.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

loading...