Një ditë pas protestës së opozitës Arta Marku shkon në kryeministri

Aktualitet

Makina e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku është parë të hyjë mëngjesin e sotëm në godinën e kryeministrisë.

Fotot e mjetit me targe AA747VA, i cili i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.

Bombat molotov, mbi fasadën e kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit dhe më pas në zonën e parlamentit, flakadanët dhe përballjet e protestuesve me gazin lotsjellës të lëshuar nga Policia e Forcat Speciale, numëruan rreth 15 efektivë të dëmtuar.

Makina e Arta Markut shihet të hyjë në kryeministri nga hyrja që përdoret zakonisht për delegacionet. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj vizite dhe nëse zonja Marku është takuar me kryeministrin apo sekretarin e përgjithshëm te Kryeministrisë.

ME TE LEXUARAT