Protesta e opozitës, operatori i Top Channel përfundon në spital

Kliko per me shume info

Operatori i Top Channel, Besfort Kryeziu, është goditur nga një pjesë e bombës gaz lotsjellës, duke mbetur i lënduar.

Fatmirësisht dëmtimi nuk ka qenë serioz thuhet ne njoftimin e top channel.

Kliko per me shume info

Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Më herët protestues të maskuar sulmuan një tjetër operator të Top Channel.

Një grup të rinjsh me maska në fytyrë, ndërsa ishin duke marshuar drejt Kryeministrisë, sulmuan mes turmës një prej kameramanëve të Top Channel.

Protestuesit me maska të zeza dhe një prej tyre me kundragaz të vënë në fytyrë vrapojnë drejt kameramanit Eno Xhaja. Ata e kanë goditur kameramanin ndërsa edhe mjeti i tij i punës është thyer nga sulmuesit, të cilët i kërkuan atij që të mos filmonte.

loading...