Rita Ora fiton postin e rëndësishëm

Kliko per me shume info

Rita Ora ka fituar një post të rëndësishëm! Me anë një postimi në Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare  ka njoftuar se është bërë ambasadore e organizatës humanitare “UNICEF”.

Rita prej disa vitesh është bërë pjesë e fushatave në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Udhëtimi i saj i fundit ishte ai në Kosovë, i cili sipas këngëtares e lejoi të shihte punën e mrekullueshme të bërë nga organizata e njohur.

Kliko per me shume info

Rita ka falënderuar “UNICEF”-in për titullin e dhënë duke shprehur haptazi lumturinë e saj. Ajo tha se është e vendosur për të mbështetur dhe mbrojtur fëmijët në nevojë.

“Unë jam shumë e nderuar që të ndaj me ju gjithçka nga emërimi im si ambasadore e UNICEF. Që nga viti 2013, kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të nxitur ndryshime pozitive për fëmijët e së ardhmes sonë. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shihja punën e mrekullueshme të UNICEF-it në vendin tim amtar dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozitën time për të mbështetur, për të bërë fushatë dhe për të mbrojtur. Faleminderit UNICEF – Unë jam pa fjalë!”, ka shkruar Rita.

loading...