Shtohet edhe një mandat nga PD, ky është deputeti më i ri në Parlament

Kliko per me shume info

Opozita është braktisur nga një tjetër aleat i zgjedhjeve të 2017-ës. Tashmë është Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri, i cili ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Jenishehri, ishte në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, me numrin 46 dhe tani i ka ardhur ftesa që të jetë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë dhe do të zëvendësojë Fatmir Mediun. Sipas tij, demokratet u tradhtuan nga kreu Lulzim Basha.

Kliko per me shume info

“Zoti Lulzim Basha, në zgjedhjet e 2017 e tradhtoi koalicionin tonë. Do t’iu dal zot atyre njerëzve që s’kanë lekë të blejnë ilaçet, që s’kanë lekë të bëjnë dhëmbët”, tha ai.

Jenishehri rezulton të jetë i dënuar në vitin 2001 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Shkodër për veprën penale të mashtrimit, por ai e hedh poshtë duke pretenduar së është shpallur i pafajshëm dhe gjithçka është trillim i gjykatave.

Ata për të mbushur xhepat me parë, marrin çdolloj vendimi. Unë kam shkuar tek Gjykata e Apelit dhe iu kam thënë që të më tregojnë se ku është ajo pronë, ndërtesë që kam vjedhur unë. Nuk ekziston. Ku është ai dokument që thotë se unë jam pronar aty?Nuk ekziston. Kam marrë pafajësinë”, argumenton zoti Jenishehri

loading...