1500 policë rrethojnë Kryeministrinë, Lleshaj thërret shefat në zyrë

Aktualitet

Rreth 1500 policë do të jenë sot në terren, teksa opozita proteston para Kryeministrisë në orën 18:30. Përreth godinës së kryeministrisë janë rivendosur mbrojtëse metalike, një pjesë e të cilave u shkatërruan gjatë përplasjeve të shtunën.

Më herët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me zinxhirin drejtues të policisë.

Në zyrën e ministrit ishte drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale Sokol Bizhga dhe Komandanti i Gardës Gramoz Sako. Nisur nga ngjarjet e protestës së fundit, policia ka hartuar një plan më të detajuar masash për mbrojtjen e institucioneve.

Sakaq, raportohet se po ushtrohen kontrolle të imtësishme në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

ME TE LEXUARAT