Ambasada Gjermane: E patolerueshme, opozita të marrë nën kontroll protestën

Aktualitet

Ambasada Gjermane në kuadër të protesës së 5 të opozitës ka bërë një reagim zyrtarë në Facebook.

Duke i quajtur si të papranueshme dhe të patolerueshme sjelljet e dhunëshme Ambasada Gjermane është shprehur e shqetësuar dhe për  fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar.

Gjithashtu është nxitur Policia e Shtetit të bëjë detyrën e saj e pandikuar nga provokimet e protestuesve.

Deklarate – Ambasada Gjermane:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar. Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv.

ME TE LEXUARAT