BE mesazh opozitës: Protesta paqësore është vlerë, dhuna nuk mund të tolerohet

Aktualitet

Delegacioni i Bashkimit Europian publikoi një deklaratë për mediat gjate kohes qe opozita mbante tubimin e radhes ne Tirane. BE ne deklarate thekson se dhuna në protestë është e patolerueshme.

BE i bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.

Deklarata e BE:

Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut.

ME TE LEXUARAT