E qëlluan 19 herë, skeda e Romario Alirajt që i shpëtoi atentatit

Kliko per me shume info

Vlora u tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë dje. 19 herë u qëllua në drejtim të një automjeti VW që lëvizte në aksin Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Kliko per me shume info

Pas atentatit makina ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në një fushë. 

I plagosur ka mbetur 33-vjeçari i identifikuar si Romario Aliraj, i cili ishte drejtuesi i automjetit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Romario Aliraj është personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar më parë për mashtrim dhe drogë, pasi është arrestuar me kanabis.

Pas daljes nga burgu ai shpërndante pica, ndërsa dje iu bë atentat, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte. 

Grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes apo prishjes së pazareve të drogës nisur nga e kaluara e tij, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të plagosur.

Ngjarja
Aliraj ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit në momentin që një makinë po e ndiqte e qëlloi me breshëri. 

Makina u bë shoshë nga kallashnikovi, pasi e kapën 15 plumba, por fatmirësisht Aliraj shpëtoi pa asnjë plagë nga plumbat, ndërsa ka marrë dëmtime të lehta pas daljes së makinës nga rruga, pasi 33-vjeçari humbi kontrollin duke përfunduar në një arë.

loading...