Gjendet trupi i 12 vjeçarit, që humbi jetën duke peshkuar

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur një ditë më parë në fshatin Dragobi, Tropojë.

Një fëmijë ka shkuar për të peshkuar në lumë por nuk u kthye më.
Ngjarja në polici është raportuar prej familjarëve.

Kliko per me shume info

Sipas policisë i mitur J.D., vjeç 12, banues në fshatin Dragobi, ka shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona dhe nuk është kthyer më.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorie e Tropojës, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.

loading...