Ish-deputeti i rendit kryeministrit armiqtë: Duan të të hanë të gjallë…

Kliko per me shume info

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ed Paaloka pak minuta para nisjes së protestës së 5 së madhe të opozitës së bashkuar ka shkruar disa radhë në Facebook-un e tij duke i kujtuar kryeministrit të vendit se në shesh nuk janë vetëm militantët, por i gjithë populli i cili sipas tij “e kanë personale” me të.
“Këshilla qe do i jepja Rames eshte qe ata agjentet civile qe fut mes turmes se protestuesve, te mos i perdore vetem per provokime por te marre dhe ndonje informacion prej tyre”, shkruan Paloka duke iu përgjigjur dhe reagimeve të qeverisë për dhunën e shkaktuar nga opozita në protestën e 11 majit.

Postimi i plotë:

Kliko per me shume info

Nje keshille per Edvinin dhe dy fjale per ata qe bejne ende sikur nuk kuptojne :
Protestat jane te shqiptareve qe dhunohen, vidhen, grabiten e ju shkatrrohet jeta cdo dite nga kjo qeveri dhe ky kryeminister.
Rama ka kohe qe protestat perpiqet ti paraqese si organizim te militanteve te opozites qe lufton vetem per interesat e saj per pushtet, madje se fundmi rinxorri si “argument” banalitetin qe e perdorte shpifur vetem Tao Balla, se lufta e opozites eshte kunder reformes ne drejtesi…
Keshilla qe do i jepja Rames eshte qe ata agjentet civile qe fut mes turmes se protestuesve, te mos i perdore vetem per provokime por te marre dhe ndonje informacion prej tyre;
A jane vertete vetem militante te opozites qe perdoren ,pjesmarresit ne proteste?
Cfare mendojne e cfare thone ata njerez? Per cfare jane ne protesta?
Jam i bindur qe po ti merrte keto informacione do ti vlenin aq sa nuk ja merr mendja.
Po me qe une kam takuar disa prej tyre , po i them se aty eshte bashke me familjaret gruaja qe i thyen kemben kur e nxorren nga shtepia qe me pas ja prishen tek Bregu i lumit. Eshte dhe familja qe fle jashte tek Petro Nini se i moren shtepine. Jane banoret e Astirit qe jane te kercenuar me te njejtin fat sepse Rama bashke me Gjiknurin kerkojne te vjedhin 40 milion euro. Jane prinderit e Dor Protoduarit qe per here te dyte gjendet ne burg sepse mbron shtepine e vajzes se tij te vogel tek Unaza e Re. Jane prinder qe ju kane ikur femijet ne emigracion. Jane invalid te cileve ju kane hequr pensionin si ai qe dhunoi policia. Jane njerez qe i kane lene pa pune e pa buke. Jane te rinj qe kane pare birucat dhe kane provuar dhunen e policise se Lleshit vetem sepse kane dale te protestojne per te drejtat e tyre.
Te gjithe keta dhe shume te tjere i jane bashkuar protestes se opozites. Jane me mijera qe kane dale e dalin aty per problemet e tyre. E te gjithe keta o Edvin e kane ne rradhe te pare personale me ty. Po ti degjosh sic i kam degjuar une, jam i bindur qe do te merrje shpejt vendimin e duhur.
Duan te te hane te gjalle…
Por ti vazhdon me arrogance. Kercenon me burg e dhunon.
Nuk ke kuptuar asgje. Ata kane humbur gjithshka dhe ti je fajtori. Nuk i tremb dot me asgje, perkundrazi vetem i acaron e i revolton me shume.
Prandaj sa me shpejte ta kuptosh kete ti dhe ata qe te sherbejne ty , aq me mire do jete per ty.

loading...