Mbeti pa jetë në Letoni, trupi i pajetë i major Tanushit mbërrin të mërkurën

Aktualitet

Ditën e mërkurë në aeroportin "Nënë Tereza" pritet të mbërrijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën 3 ditë më parë. Trupi i ushtarakut do të vijë në atdhe me avion ushtarak, e ndërsa homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e enjte në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Tanushi nuk mundi që t'i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Prej 7 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë, e ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, më 10 maj.

Miredita,
diten e merkure dt 15, ne mesdite (per oren e sakte do mbetemi ne kontakt) ne Aeroportin "Nene Tereza", pritet te mberrije me avion ushtarak trupi i pajete i major Klodian Tanushit, i rene ne krye te detyres ne misonin e NATO-s ne Letoni.
Homazhet ne nder te major Tanushit do te zhvillohen diten e enjte dt 16 (per oren do te mbetemi ne kontakt), ne hollin e Pallatit te Kongreseve.
Bashkelidhur po ju dergojme fotot e ceremonise se sotme ne nder te major Tanushit ne grup-batalionin NATO-s ne bazen Adazi, ku sherben kontingjenti shqiptar.

ME TE LEXUARAT