Meta vizitë ngushëlluese në familjen e komandantit që mbeti pa jetë në Letoni

Kliko per me shume info

Presidenti Meta ka zhvilluar mesditën e sotme një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën gjatë misionit në Letoni. Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

Pas vdekjes së nëntetares Zarife Hasanaj pak ditë më parë, në datë 10 maj, ditën e premte ndërroi jetë edhe major Klodian Tanushi. Ai ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë pas shpërthimit të minës, ndërsa nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Kliko per me shume info

Në ditët në vijim pritet që të sillet trupi i tij në Shqipëri. Major Tanushi u largua duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët, më të voglin vetëm një vjeç.

loading...