PD mohon lajmin e mediave: Nuk ka asnjë draft-marrëveshje me Ramën

Kliko per me shume info

Media ka publikuar nje draft qe pretendohet se i perket opozites dhe qe eshte prezantues si nje pikenisje e dialogut qe zgjidh krizen politike. Por Partia Demokratike ka mohuar qe te jete autore apo ne dijeni te ketij drafti.

Ne nje deklarate zyrtare thuhet se burime zyrtare nga PD përgënjeshtrojnë lajmin e mediave qeveritare për një draft marrëveshje. Sipas deklarates, burime zyrtare nga PD e konsiderojnë këtë një produkt të propagandës mashtruese të Edi Ramës. “PD dhe opozita e bashkuar ka publikuar zyrtarisht 10 detyrat e qeverisë tranzitore. Ky është i vetmi qëndrim zyrtar, së bashku me kërkesën e panegociueshme për largimin e Edi Ramës dhe krjimin e qeverisë tranzitore për zgjedhje. Parlamenti dhe qeveria aktuale jane ilegjitime”, thuhet ne deklarate.

Kliko per me shume info

Nderkohe me heret Gazeta Shqip publikoi kete draft:
DRAFTI I PLOTË:

1-Qeveria të pranoj se do shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
2-Rama të jetë kryeminister deri në momentin që nga KOMPROMISI KOMBETAR vendos se kur do jenë zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet mund të jenë tetor-nentor 2019 ose mars-prill-maj 2020. Qeveria zgjedhore votohet 70 ditë para se të caktohen zgjedhjet e parakohshme.
3-Të bien dakort për krijimin e Gjykatës Kushtetuese brenda 30 ditëve nga data e Marrëveshjes.
4-Palet t’i drejtohen gjykatës kushtetuese për çvlerësimin e mandatëve të deputetëve dhënë nga KQZ pas djegies së mandatëve dhe rikthimin e deputetëve siç ishin në parlament, pasi është shkelur ligji dhe Kushtetuta në zëvëndësimin e tyre.
5-Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe të ketë sistem proporcional kombëtar
6-Të ndryshohet Kushtetuta ku të përcaktohet deri në momentin e hyrjes së Shqipërisë si anëtarë në BE të ketë qeveri zgjedhore me mandat katër mujor me ekspertë e jo me politikanë.
7-Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet nga parlamenti legjitim pas vendimit të gjykatës kushtetuese.

loading...