Protestuesit hedhin molotov në dyert dhe dritaret e drejtorisë së policisë së Tiranës

Kliko per me shume info

Protestuesit e opozitës kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë duke mbyllur kështu dhe marshimin “maratonë” të nisur prej tyre prej gati dy orësh.

Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit janë grupuar para drejtorisë ku dhe kanë hedhur gurë e sende të tjera të forta në drejtim të këtij institucioni duke thyer një pjesë të xhamave.

Kliko per me shume info

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu edhe lirimin e të gjithë të arrestuarve të protestës së 11 majit.

Por vetëm pak minuta më pas ata kanë hedhur bomba molotov drejt këtij institucioni.

loading...