QSUT përgënjeshtrojnë policinë: Nuk ka asnjë polic të paraqitur për mjekim

Kliko per me shume info

Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp deklaroi se nga kapsollat e hedhura nga protestuesit ditën e sotme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit është plagosur një efektiv i cili u dërgua në spital për trajtim.

Por burime për faxëeb bëjnë me dije se asnjë efektiv policie apo protestues nuk është paraqitur në në urgjencën e QSUT-së apo Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Kliko per me shume info

Policia në njoftimin e saj i referohej marshimit të qytetarëve para Policisë së Shtetit ku u hodhën shashka dhe flakadanë drejt ambienteve të këtij institucioni, ku mbeti i plagosur një efektiv i cili ndodhej në kordonin policor mbrojtës.

Njoftimi i policise:
Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.

loading...