Shashka, flakadanë dhe kapsolla/ Tensionohet situata tek Ministria e Brendshme

Kliko per me shume info

Protestuesit e opozitës janë nisur drejt Ministrisë së Brendshme.

Pas qëndrimit vetëm pak minuta tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit , ku pati hedhje shashkash, tymuesesh dhe kapsollash duke thyer kështu xhamat e institucionit, protestuesit u drejtuan drejt Kuvendit për pak minuta ku hoqën kangjëllat rrethuese por as në këtë pikë të itenerarit të tyre nuk patën konfrontime me policinë.

Kliko per me shume info

Tashmë krerët e opozitës janë drejtuar drejt Ministrisë së Brendshme, por në pamje duket se janë ende disa protestues tek Parlamenti.

Pavarsisht thirrjeve të vazhdueshme nga ana e opozitës për shmangien e dhunës, duket se me të mbërritue tek Ministria e Brendshme protestuesit nuk janë përmbajtur. Hedhja e flakadanëve, shashkave dhe kapsollave  ndryshe nga destinacionet e tjerë, në këtë institucion janë shtuar tepër.

E ndërkohë destinacioni i fundit për protestuesit do të jetë Drejtoria e Policsë së Tiranës.
Kujtojmë që deri më tani nuk ka pasur asnjë incident, apo konfrontim të protestueve me efektivët e policisë.

loading...