Aksidenti i rëndë, makina merr para kalimtarët në Kavajë-Rrogozhinë

Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Kavajë-Rrogozhinë.

Një makinë tip Benz, që sipas dëshmitarëve drejtohej nga një i ri që e kishte marrë me qira ka dalë nga rruga.

Makina mësohet se pasi ka humbur drejtimin ka marrë përpara disa persona që ishin në anë të rrugës.

Sipas të dhënave të para raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe terreni i lagësht nga reshjet e shiut.

ME TE LEXUARAT