Basha: Mirëpresim faktorin ndërkombëtar, jemi gati për një proces politik

Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat deklaroi se gjyqtari që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për protestuesit do të përgjigjet nesër, kur PD të marrë pushtetin.

Po ashtu, lideri demokrat është shprehur se ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët, dhe se e mirëpret angazhimin e tyre për të zgjidhur ngërçin politike në vend, teksa thekson se PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një proces politik me ndihmën e ndërkombëtarëve, por me kushtin për largimin e Ramës dhe qeveri tranzitore.

“Që kjo të ndodh është e padiskutueshme që Rama s’mund të jetë kryeministër. Përdhunuesi i zgjedhjeve s’mund të jetë pjesë e negociatave. Kjo është e panegociueshme. Asnjë shqiptar nuk beson më se mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën kryeministër. Në Evropë ai jo vetëm s’do ishte kryeministër, por do ishte para drejtësisë, me gjasa i dënuar. Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë! S’i kemi kërkuar as PS-së ta heqë, as drejtësisë ta çojë në burg. Por me të kryeministër s’mund të ketë zgjedhje të lira. Mirëpresim çdo angazhim të faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë krizë të thellë”, deklaroi Basha

ME TE LEXUARAT