Lajmi i fundit

Bombat molotov më 11 maj, Rama: Hedhin në erë një tank

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kryeministri Rama u ndal tek protestat e opozitës duke thënë se kishte dhunë nga protestuesit duke hedhur bomba molotov dhe kapsolla.

Rama ështe shprehur se kjo ka qenë një papërgjegjshmëri e organizatorëve, të cilët vunë në rrezik jetën e të gjithë njerëzve që kishin dalë më 11 maj në shesh.

“Bombat molotov përdoren për të hedhur në erë tanket, një molotov që plas ngjitur me trupin e njeriut e hedh në erë. Nuk është lojë, janë mjete luftarake.

Dhe kështu ato kapsollat. Ishim këtu kur një kapsollë i preu dorën një policeje, i ra mes qafës dhe shallit dhe duke e nxjerrë i plasi në dorë. Si ai që mori flakë këtu te dera e Kryeministrisë.

Kishte hequr rrobat, se normal vapë e madhe me gjithë ato flakë, mund të kishte përfunduar keq. Shfaqje papërgjegjshmërie, politikanë të veshur me jelekë të verdhë, është fundi”, tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close