E rëndë në Korfuz/ Ndahet nga i dashuri, 16-vjeçarja i jep fund jetës

Kliko per me shume info

Një 16-vjeçare i ka dhënë fund jetës në një ndërtesë në zonën e Kommeno në Korfuz.

Sipas mediave vendase, adoleshentja kishte lënë një letër të fundit përpara se të vriste veten, ndërsa mësohet se arsyeja që ajo kishte kryer vetëvrasje ishte ndarja nga i dashuri. Kjo ngjarje e rëndë u konsiderua një tragjedi nga banorët, të cilët shprehen se 16-vjeçarja njihej për natyrën e saj emotive.

Kliko per me shume info

Sipas informacioneve paraprake, e mitura i ka dhënë fund jetës duke përdorur një litar në formë laku.

Megjithëse ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ekipet e shpëtimit bënë përpjekjet e tyre për ta mbajtur gjallë, 16-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Korfuzit.

loading...