LSI nuk ndalet përballë Ramës: Do ketë organizime surprizë e të forta…

Kliko per me shume info

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka siguruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë të prodhojnë surpriza edhe në vazhdim dhe se do të ketë të papritura.

“Do të ketë një seri organizimesh nga më të fortat dhe më të papriturat. Do ketë edhe mjaft të papritura kështu që kjo është e sigurtë dhe me të gjitha mjetet demokratike ne do ti përgjigjemi këtij kryeministri mashtrues.

Kliko per me shume info

Ju e keni dëgjuar çfarë tha sot, nuk e shtyj datën e zgjedhjeve se lejon Kushtetuta.

Por ju po ta kujtoni në 2007 ata u ngujuan në presidencë tek presidenti Afred Moisiu dhe u shtynë zgjedhjet nga janari në fund të shkurtit, për një certifikatë lindjeje që duhet të kishin qytetarët. Kushtetutë kishim edhe atëherë.”, tha Vasili.   

loading...