LSI: Rama i trembur nga shpirti i revoltës

Kliko per me shume info

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dal sot për një konferencë për shtyp ku është solidarizuar me qytetarët të cilët protestuan të shtunën e kaluar dhe tashmë ndiqen penalisht.

Gjatë konferencës LSI deklaroi se Edi Rama është i trembur nga shpirti i revoltës të qytetarëve, dhe nëpërmjet veprimeve të tij, të cilat janë të lidhura drejtëpqërdrejtë me krimin po mundohet të shpëtojë vetingun.

Kliko per me shume info

Ndërkohë që kjo deklaratë përfundohet me iden se kryeministri i vendit për shkak të interesave të tij është duke penduar progresin e Shqipërisë drejtë Bashkimit Europian.

Deklaratë e plotë:

Lëvizja Socialiste për Integrim, duke u solidarizuar me qytetarët protestues të mbajtur padrejtësisht në burg, me anë të një njoftimi për shtyp deklaron se:

Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare!

Nga ana tjetër, është dëshmia e rradhës e vendimeve të një drejtësie politike, që e vënë e gjitha nën thundrën e një pushteti të ngritur mbi krimin elektoral dhe që mbahet ende prej krimit të organizuar, po i shërben Edi Ramës me shpresë  se ky do të mund ta shpëtojë vetingut!

Mirëpo, ashtu sikundër as bombat me gazlotsjellës e paralizues, ashtu sikundër as dhuna e shkopinjëve të gomës se policëve shërbëtorë të krimit e jo të ligjit, edhe vendimet politike të gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit, nuk e trembin dhe as e ndalin dot shpirtin e revoltës dhe vendosmërinë e protestës qytetare, e cila do të permbushë misionin e vet me largimin nga pushteti të Kryeministrit peng të krimit, që për interesat e pushtetit të vet, po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!

loading...