Makina godet nënën me dy vajzat në trotuar, humb jetën gruaja dhe pasagjeri, tre në spital

Kliko per me shume info

Dy persona kanë humbur jetën nga një aksident që është regjistruar në Kavajë. Viktimat janë një grua që po ecte në trotuar me dy vajzat dhe pasagjeri që po udhëtonte me makinën tip ‘Benz’ me targa AA615VO. Viktima janë Gentjan Belba 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 48 vjeç. Ndërsa të plagosur rëndë janë dy vajzat dhe drejtuesi i makinës.

Makina tip ‘Benz’ ku po udhëtonin dy të rinj humbi kontrollin si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë duke dalë nga rruga. Në tentativë për të manovruar makina goditi bazamentin metalik të reklamës së një pike karburanti duke marrë më pas përpara nënën me dy vajzat që po ecnin në trotuar.

Kliko per me shume info

Përplasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa dy vajzat ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit. Ndërkohë që viktima e dytë është i riu që ndodhej në vendin e parë në makinë bashkë me shoferin.

Personi që drejtonte ‘Benz”in me targa AA615VO mësohet se e kishte marrë me qira makinën. Aktualisht ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes, teksa makina mori përpara gruan me dy vajzat dhe fluturoi mbi hekura.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit dhe daljen e makinës nga rruga. Në vendin tonë thuajse cdo ditë regjistrohen aksidente me pasoja duke bërë që bilancet të jetë të frikshme./report tv

loading...