‘Nuk e shkel Kushtetutën’, Manjani ia rikujton Ramës: Ou! Po në 2007-tën?!

Kliko per me shume info

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Kryeministri Edi Rama, në konferencën me gazetarët.

Rama përsëriti disa herë se nuk ka asnjë hapësirë për negociata me opozitën, pasi ai si drejtues i mazhorancës nuk mund të shkel Kushtetutën dhe të shtyjë zgjedhjet lokale që janë dekretuar që të mbahen në 30 Qershor.

Kliko per me shume info

Ish-ministri i Drejtësisë, në një reagim në Facebook, i kujton kreut të qeverisë se në vitin 2007, ishte Edi Rama ai që si drejtues i opozitës detyroi qeverinë dhe ndërkombëtarët të pranonin shtyrjen e zgjedhjeve përtej afatit kushtetues.

“S’ka mundësi Kushtetuese?! Ou?! Po në 2007-ën, kur Ai nuk hynte në zgjedhje, si u gjet rruga Kushtetuese që u shtynë zgjedhjet?!”,- shkruan Ylli Manjani, në një reagim në Facebook.

Në vitin 2007 zgjedhjet vendore të dekretuara nga Presidentit u shtyn me kërkesën e opozitës, vetëm sepse Partia Socialiste nuk pranonte të hynte në zgjedhje, për shkak të pretendimeve për certifikatat që lëshonin zyrat e gjendjes civile.

loading...