Presidenti i PPE reagon për protestat e opozitës: Palët të ulen në tryezë

Kliko per me shume info

Presidenti i PPE (Presidenti i Partive Popullore Europiane), Joseph Daul ka reaguar në lidhje me dhunën në protestat që ka zhvilluar opozita në datën 11 maj dhe 14 maj.

Daul shprehet se partia PPE dënon përdorimin e dhunës gjatë demostratave dhe se të gjitha palët duhet të dialogojnë.

Kliko per me shume info

Dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët duhet të kthehen në dialog politik, të adresojnë shqetësimet dhe të ndalojnë nga çdo dhunë. Partitë politike të rrisin retorikën dhe të ndalojnë dhunën” ,u shpreh ai.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama në konferencën e dhënë për gazetarët ditën e sotme lidhur me dialogun e mundshëm me opozitën me ndërmjetësimin e gjermanëve të CDU-së u shpreh:

Më dhatë mundësinë që të flas dhe për CDU-në të cilëve iu ka rënë për hise dhe PD si anëtare e familjes së madhe, dhe mbajtën një qëndrim absolutisht korrekt dhe të qartë. Sa i takon dialogut unë nuk kam nevojë as për gjermanë, as për amerikan, as për anglezë, për t’u ulur.

E kam thënë dhe e përsëris që dialogu është i patjetërsueshëm dhe i panegociueshëm në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota. E kam kërkuar këtë gjë edhe kur nuk kishte kapsolla.

Sot pala tjetër ka më shumë se kurrë nevojë për dialog, po ashtu dhe vendi, se nuk ia kanë borxh shqiptarët politikanëve situata të tilla, që në vend që të pushojnë, duhet të festojnë vitin e ri që ëndërron imagjinata qesharake e udhëheqësve të opozitës. Miqtë gjermanë kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar, shumë e mirëseardhur, po negociata nuk ka!

Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhet me 30 Qershorin, nuk kemi mundësi që të negociojmë Kushtetutën e Shqipërisë. Edhe në 2017 refuzuam që të shtynim zgjedhjet përtej afatit kushtetues. Këto nuk shtyhen as edhe një ditë se presidenti mes 23 dhe 30 Qershorit kanë zgjedhur 30-tën.

Në këtë pikë unë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar. Nga ana tjetër unë kam nderin e madh që të flas në emër të një shumice në parlament dhe në sytë e popullit, ajo shumicë nuk negicion dot kushtetutën dhe të drejtën e vet për të hyrë në zgjedhje. Do shikoni shumë paketa këto ditë, që prodhohen këtu, për tiu thënë demokratëve që të mos mblidhen si të pavarur, për t’i mbajtur me garietë të vetët që u janë pakësuar.

loading...