Protesta e opozitës/ 7 të arrestuar dhe 15 të proceduar

Kliko per me shume info

Pas analizimit të pamjeve të kamerave të  sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës të së hënës janë arrestuar  7 persona dhe 15 të tjerë i ka proceduar në gjendje të lire për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Kliko per me shume info

Kujtojmë që marshimi i protestuesve dje ishte drejtuar 5 godinave të institucioneve kryesore në vend Kryeministrisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë-Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

loading...