Protesta e opozitës, 7 të arrestuar dhe 22 të proceduar

Kliko per me shume info

Mësohet se policia ka marrë masa për ruajtjen e ambjenteve të gjykatës dhe shmangien e incidenteve.

Protestuesit e arrestuar akuzohen për kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Kliko per me shume info

Pas analizimit të pamjeve të kamerave të  sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës të së hënës janë arrestuar  7 persona dhe 22 të tjerë i ka proceduar në gjendje të lire për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, ndërsa 3 efektivë policie rezultojnë të plagosur.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

“22 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës, ndër ta 7 të arrestuar.

loading...