Sali Berisha: Edi Rama kërkon azil politik në Kubë

Kliko per me shume info

Refuzimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama për të pranuar ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike në vend i kthen përgjigje ish kryemistri Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, “Maduro i Tiranës kërkon azil politik”.

Kliko per me shume info

Sipas Berishës, mospranimi për ndërmjetës të zgjidhjes së krizës vendet perëndimore tregojnë se, njësoj si Maduro në Venezuelë, kërkon ndërmjetësimin e Kubës komuniste.

“Maduro i Tiranës kërkon azil politik! Miq, Maduro i Tiranës deklaroi sot se: Nuk pranon ndërmjetësimin e SHBA, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë, Hollandës apo Norvegjisë për zgjidhjen e krizës. Mesa duket ai njëlloj si Maduro i Karakasit kërkon ndërmjetësimin e Raul Kastros madje mundet edhe azil politik në Kube!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

loading...