Sot jepet masa e sigurisë për 50 protestuesit e arrestuar

Aktualitet

50 personat e arrestuar për protestën e thirrur nga opozita më 11 maj pritet të dalin sot në orën 10:00 para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Mësohet se policia ka marrë masa për ruajtjen e ambjenteve të gjykatës.

Protestuesit e arrestuar akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ndërkohë 34 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për të njëjtën ngjarje.

ME TE LEXUARAT