Super-vjedhja në Rinas, Prokuroria konfirmon në gjykatë vdekjen e Admir Muratajt

Aktualitet

Zyra e Gjendjes Civile në njësinë administrative Margegaj ka bëre çregjistrimin e Admir Muratajt duke konfirmuar keshtu vdekjen e tij. Prokurori i çështjes ka paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda certifikatën e vdekjes nga bashkia e Bajram Currit.

Në certifikatë thuhet se Admir Murataj ka vdekur me datë 9 prill në rrugë nga një plumb në kokë.

Pritet që gjykata të marrë vendim për pushimin e çështjes.

Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

ME TE LEXUARAT