Bebja lind në autobus, agjensia i ofron udhëtime falas deri në moshën 18-vjeçare

Kliko per me shume info

Në autobusin e linjës FlixBus që po udhëtonte nga Barcelona për në Bruksel ndodhi një gjë e pazakontë. Një grua solli në jetë fëmijën e saj në autobus. Nga raportimet në mediat e huaja bëhet me dije se nënës së re i filluan dhimbjet e lindjes teksa po udhëtonte për të vizituar familjen e saj.

Ishte bashkëshorti  i cili njoftoi shoferët e autobusit që gruaja e tij ishte gati për të lindur sepse i kishin plasur ujërat.

Kliko per me shume info

Shoferi në timon Guillaume Moity arriti që të ndalonte autobusin në një stacion të afërt ndërsa shoferi zëvendësues, Jérôme Cavasse mori në telefon shërbimet e emergjencës.

Pasi lindi foshnjen, e cila ishte një vajzë gruaja u dërgua në spital dhë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo është hera e parë në historinë e FlixBus që një foshnje lind në autobus, ndaj vajza do udhëtojë falas në FlixBus derisa të mbushë 18 vjeç.

loading...