KQZ nis kontrollin e emrave, ligji nuk e pengon kandidimin e gardistit të 21 janarit

Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi skanimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve që garojnë për zgjedhjet e 30 qershorit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit.

16 kandidatët e parë, që të gjithë nga lista e PS-së, morën aprovimin e KQZ-së, pasi nuk kishin asnjë problematikë që mund t’u pengonte kandidimin.

KQZ-ja e nisi këtë proces me Agron Malajn, kandidat për Bashkinë Mat, i cili ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim prej 10 muajsh për armëmbajtje pa leje. Ky dënim, sipas ligjit të dekriminalizimit nuk e ndalon kandidimin e zotit Malaj.

Edhe kandidatët e tjerë që kanë deklaruar dënime të ndryshme, kryesisht me gjobë, si Adriatik Zotkaj për Bashkinë e Poliçanit; Tërmet Peçi për atë të Tepelenës, si dhe Pali Kolevski në Pustec, iu pranua kandidimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dënimet e tyre, sipas nenit 2 të ligjit për “Garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” nuk hyjnë në ato vepra penale që ndalojnë kandidimin.

KQZ-ja do të kalojë në filtra edhe të gjithë kandidatët për anëtarë të këshillave bashkiakë.

Për secilin kandidat për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë, KQZ kërkon informacion nga Drejtoria e Burgjeve, ajo e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore.

Për raste të veçanta, kur kërkohet hetim i thelluar, KQZ-ja bashkëpunon edhe me Njësinë e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme./top channel

ME TE LEXUARAT