Doni të punoni në SHBA? Njoftimi që jep ambasada amerikane

Kliko per me shume info

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës jep një njoftim të rëndësishëm lidhur me gjithë ata persona të interesuar për të punuar në SHBA.

“Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj.

Kliko per me shume info

Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në www.uscis.gov”, thuhet në njoftim.

Më tej sqarohet se të interesuarit duhet të kenë aftësitë e kërkuara për vendin e punës dhe se punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor.

Po ashtu nëpërmjet një skice inskenohet se si mund të mashtrohen të interesuarit pas një vize pune.

loading...