Ekzekutimi i Devi Kasmit, Gjykata liron të dyshuarin Mario Meshini

Kliko per me shume info

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e një prej të arrestuarve për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmit, në Janar të 2018-s.

Mario Meshini, u arrestua si personi që e nxori nga shtëpia Kasmin, ai u vu në pranga në shtëpinë e tij, pa bërë rezistencë.

Kliko per me shume info

Emri i të riut u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit.

Pas disa muajsh qëndrimi në qeli, Gjykata e Tiranës vendosi sot që ta lërë të lirë.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup, ndërsa policia dyshon se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare, por edhe ato franceze.

Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjet 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike./top channel

loading...