Manchester City në telashe, kërkohet pezullimi nga UEFA

Kliko per me shume info

Dhoma e Investigimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve UEFA ka referuar për gjykim çështjen e Manchester City-t në lidhje me shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar. Lajmi është dhënë nga vetë organi më i lartë i futbollit europian nëpërmjet një komunikate ku argumentohet edhe vendimi “për shkelje të mundshme të rregullave të Fair Play-t Financiar, që janë bërë publike në medie të ndryshme.” Bëhet fjalë për sponsorizime fiktive, që në realitet kanë injektuar para nga aksionari kontrollues.

Në njoftim shkruhet se “UEFA nuk do të bëjë komente të tjera për çështjen në fjalë, derisa të merret një vendim nga Dhoma Gjyqësore e Ogranit të Kontrollit Financiar të Klubeve. Ditët e fundit është raportuar se ka qenë vetë UEFA që ka kërkuar përjashtimin e Manchester City-t nga kupat e Europës, si sanksion për shkeljet e Fair Play-t Financiar. Gjithçka lidhet me dokumentete të zbuluara nga Fooball Leaks.

Kliko per me shume info

Në shënjestër janë sponsorizimet, që, në fakt, kanë injektuar si kapital nga aksionari kontrollues. 149.5 milionë paundë janë garantuar nga Abu Dhabi deri në vitin 2012 dhe 57 milionë të tjera në vitin 2013.

Në një reagim për këtë çështje, klubi i Manchester City-t shkruan se është shumë i zhgënjyer, por jo i çuditur nga ky njoftim, dhe shpreh bindjen e një zhvillimi pozitiv, kur të gjykohet nga një trupë e pavarur. City i konsideron akuzat të rreme, duke shtuar se vendimi për gjykim përmban interpretime të gabuara dhe armiqësore ndaj klubit anglez.

loading...