Sorollaten te moshuarin dhe i moren 900 mije leke, shkarkohen nga detyra dy zyrtare ne Kruje

Aktualitet
Sorollaten te moshuarin dhe i moren 900 mije leke, shkarkohen nga detyra dy

Dy zyrtarë lokalë të Agjencisë së Institutit të Sigurimeve në Krujë janë shkarkuar nga detyra, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku rezultonte se kishin sorollatur prej 4 vitesh një 70-vjeçar, duke i mohuar kontributet për 10 vite dhe, pasi merrnin ryshfetin prej 900 mijë lekësh, e mësonin për skemën që duhet të ndiqte që të përfitonte pensionin e plotë, i cili i takonte me ligj.

Mësohet se janë shkarkuar nga detyra dy zyrtarëve të Agjencisë Lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, Eduart Zogu, me detyrë përgjegjës i Agjencisë Lokale të Krujës, si dhe Inspektorit të Bujkujt në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra, drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Z. Astrit Hado.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklaratë për shtyp:

Shkarkohen dy zyrtarët lokalë të Agjencisë Lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore lokale në Krujë. Nisur nga denoncimi i bërë sonte në emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Kombëtar Top-Channel nga qytetari Hamid Lama, se ka paguar dy shuma të ndryshme (dhënë me rregjistrim me figurë nga ky televizon), ndaj dy zyrtarëve të Agjencisë Lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, Eduart Zogu, me detyrë përgjegjës i Agjencisë Lokale të Krujës, si dhe Inspektorit të Bujkujt në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra, drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Z. Astrit Hado, vendosi menjëherë shkarkimin nga puna dhe nisjen e procedurave për ndjekjen në rrugë ligjore të dy zyrtarëve.

Z. Hado ka falenderuar median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij.

ME TE LEXUARAT