Shkrumbohet makina në Kavajë, dyshohet se zjarri u shkaktua nga…

Aktualitet

Mëngjesin e sotëm në Kavajë një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen nr.3  në rrugën “Skuraj”.

Mjeti ka qenë  në pronësi të shtetases N.G.42 vjeçe banuese në Durrës. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e baterisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT