Aktualitet

Vettingu shkarkon kryeprokurorin e Gjirokastrës

Kryeprokurori i Gjirokastrës, Arben Pasho, nuk ka arritur që ta kalojë dot procesin e vetingut.

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, komunikoi shkarkimin e tij, për shkak se nga verifikimet e kryera rezultoi i papërshtatshëm për vijimin e detyrës.

Drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastër, Arben Pasho u shkarkua për shkak të një marrëdhënie financiare me një biznesmen, i cili ishte denoncuar tre herë për pastrim parash.

Mirëpo biznesmenit në fjalë i ishin mbyllur hetimet në të treja rastet, që sipas Pashos kjo gjë kishte ndodhur për mungesë provash.

Vendimi për shkarkimin e Pashos u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtar Roland Ilian.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close