I merr jetën burrit me koktejl viagre, për tu arratisur me të dashurin por zbulohet nga vajza

Bota

Donte që të largohej me të dashurin për të jetuar me të lidhjen e tyre të dashurisë.

Për të bërë diçka të tillë në vend që të divorcohej, zgjodhi që të vriste të shoqin.

Gjithçka e bëri me një koktejl me viagra, 12 pilula të tretura në ushqim dhe pije, bashkë me dy ilaçe gjumi.

Për tre ditë me radhë gruaja helmoi burrin deri sa i shkaktoi vdekjen për shkak të tensionit të lartë dhe insufiçencës kardiake.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për çiftin që ideoi gjithçka, nga Kajro, Egjipt, plani dukej se ecte si jo më mirë.

Por ata nuk kishin marrë parasysh vajzën 16-vjeçare të të ndjerit dhe të gruas, e cila pasi nuhati diçka të dyshimtë, vendosi që të bëjë denoncimin në polici.

Kështu autopsia zbuloi origjinën e vdekjes së burrit, duke “kryqëzuar” gruan dhe të dashurin e saj. Që të dy u arrestuan nga policia dhe po përballen me akuzën e vrasjes./Noa.al

ME TE LEXUARAT